Atentati në Lezhë/ Si i shpëtoi plumbave 25-vjeçari, i ndaluar për aksidentin me 2 të vdekur

Atentati në Lezhë/ Si i shpëtoi plumbave 25-vjeçari, i ndaluar për aksidentin me 2 të vdekur

Gjatë orëve të vona të së martës, në lagjen “Nënë Tereza”, disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme në drejtim të makinës që drejtohej nga 25-vjeçari Eduart Pica. Ky i fundit, fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim fizik. Për ngjarjen në fjalë, policia e Lezhës është fokusuar në të shkuarën e të riut, i cili tri vite më parë është përfshirë në një aksident ku humbën jetën 2 persona.

Aksidenti me dy viktima

Kujtojmë që Eduart Pica, është ndaluar për aksidentin e ndodhur në vitin 2017 në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona. Pas aksidentit tragjik, 25-vjeçari Pica është arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me makinën e Picës dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë. Për pasojë, atë kohë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj, 27 vjeç, nga Laçi dhe Bledar Dauti, 31 vjeç, nga Tirana.

Atentati ndaj 25-vjeçarit

Sipas burimeve nga policia, autorët kanë qëlluar në drejtim të makinës së të riut dhe janë larguar nga vend ii ngjarjes me një automjet, grupi hetimor, ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, në mënyrë që të identifikohen autorët apo makina me të cilën ata udhëtonin. Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës me qellim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Eduard Pica 25 vjeçari i cili është qëlluar gjatë natës teksa ishte në makinën e tij në Lezhë, në 2017 është përfshirë në një aksident me vdekjen e dy personave në 2017. Ai u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ajo që i ka dhënë pafajësinë në 2018.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy