Zgjedhjet/ Camaj: Një pjesë e shqiptarëve kanë mbështetur Gjukanoviçin, ka afera por paraqet më pak rrezik se Milatoviç

Zgjedhjet/ Camaj: Një pjesë e shqiptarëve kanë mbështetur Gjukanoviçin, ka afera por paraqet më pak rrezik se Milatoviç

Kreu i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi Nikollë Camaj foli përmes një lidhjeje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi raundin e dytë të zgjedhjeve që po mbahen sot, ku Milatoviç sfidon Gjukanoviçin. Camaj tha se nga njëra anë kemi një president të rrethuar nga afera korruptive dhe nga ana tjetër një kandidat të cilit po i dalin çdo ditë e më tepër lidhjet me Kishën Ortodokse serbe dhe Beogradin. Camaj vë në dukje se boshnjakët dhe një pjesë e shqiptarëve kanë përkrahur Gjukanoviçin, duke e parë këtë të fundin si të keqen më të vogël. Ai thotë se në total vota e pakicave nuk pritet të jetë përcaktuese për fituesin. Camaj po ashtu thekson se Serbia është interesuar për krijimin e një bote serbe në Ballkan, dhe do të donte në Malin e Zi një qeveri të gatshme për një bashkëpunim të tillë.

Deri në orën 15:00 dalja është mbi 50 për qind, 4,5 deri në 5 për qind më e madhe se sa në raundin e parë. Debati që patën parmbrëmë në TV ka nxitur interesim, duke qenë së kandidatët shpalosën çfarë kishin për të shpalosur. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga diaspora. Ka rritje në ato pjesë ku jetojnë pakicat. Në njërën anë kemi të bëjmë me një president që e kanë përcjellë afera korruptive gjatë gjithë mandatit. Vjen në lidhje me krimin e organizuar, dhe nga ana tjetër kemi një kandidat, ku përditë e më tepër dalin elemente që kemi një kandidat që e përkrah Beogradi, Kisha Serbe. Këto pika ndikojnë te votuesit. Mali i Zi është i prirur nga ndryshimet dhe deri në orët e vona, kur do votojnë rezultatet përfundimtare, zor se mund të japë dikush një sondazh të përafërt me rezultatet. Që të dy janë argumentuar në mënyrë të bollshme nga kandidatët në debat. Ka ndodhur një shpopullim i Malit të Zi, 100 mijë banorë janë shpërngulur gjatë këtij mandati. Por si kundërargument Gjukanoviç përdorte argumentin se derisa Mali i Zi është shpopulluar, dhe njerëzit janë të gjallë dhe akoma jetojnë, pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë u përfshinë në luftën e përgjakmë.

Sa do të arrijë njëri që të përfitojë simpatinë e njerëzve që janë në taborin tjetër. Vetëm një parti ka ftuar që të votohet për Gjukanoviçin. Mendoj që debati i fundit i ka ndarë hesapet. Publikisht boshnjakët kanë mbështetur Gjukanoviçin, edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve. Partitë e tjera ia kanë lënë votuesit. Një pjesë e madhe janë të orientuar më tepër krah diçkaje që nuk promovon Kishën Serbe. Shqiptarët kanë qenë të prirur drejt një kandidati që paraqet rrezik më pak. Identiteti serb në Malin e Zi është i fuqishëm. Të tëra gjasat janë që ky pushtet ka qenë i fortë edhe brenda pushtetit të Gjukanoviçit. Mëkatet janë të mëdha dhe nëse Gjukanoviç humb zgjedhjet i humb për shkak të këtyre mëkateve, jo se ka ndonjë disponim të madh për kandidatin e ri. Kisha Ortodokse Serbe u ka paraprirë të gjitha këqijave që kanë ndodhur në Ballkan. Nëse kisha përfshihet nuk kemi shtet sekular, do t’i ngjante organizimit të mesjetës apo shekullit të kaluar. Është e natyrshme droja nga ajo, sidomos për pakicën. Mendoj që Gjukanoviç e ka pasur shansin ta zgjidhte më mirë, dhe të mos vinte në këtë situatë që ka ardhur Mali i Zi. Serbia është e interesuar që në Ballkan të krijojë një botë serbe qoftë përmes Ballkanit të Hapur apo në një mënyrë tjetër, dhe e do në Malin e Zi një qeveri që di të jetë gatshme për një bashkëpunim të tillë. A do ishte ky bashkëpunim në suaza të Ballkanit të Hapur, apo do të kishte aspirata të tjera i lehet kohës. Sot Mali i Zi është në NATO dhe s’besoj që një vend i NATO-s të shpërbëhet dhe t’i bashkohet një force tjetër dhe kjo të ndodhë pa dhunë. Derisa kemi të përfshirë Kishën ndikimi rus duhet të jetë i madh, edhe te votuesi, që ta marrin pushtetin forca që janë më të afërta me Beogradin. Diferenca mes dy kandidatëve është e madhe dhe votuesi i pakicës nuk vendos kush do jetë President”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy