Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e krahason Ministrinë e Shëndetësisë me një drejtori komunaleje. Kjo për shkak të aksionit të pritshëm të prishjes së ndërtimeve pa leje në mjediset spitalore, aksion që u paralajmërua dy ditë më parë nga ministrja Manastriliu.
Statusi i Vasilit
Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.
Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.
Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.
Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?
Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.
Ështe i qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm
mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.



