Kryetarët e dëgeve të PD-së nuk kanë ndërmënd të bëhen kokë turku për humbjen e kësaj partie në zgjehdjet e 21 qershroit, ashtu siç duket se pretendon lidershipi i Partisë Demokratike në Qëndër. Kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj deklaroi në një intervistë për Tema Tv se është gati të marrë përgjegjësitë që i takojnë por përgjegjësi për humbjen duhet të mbajë kryetari i grupit të punës i deleguar nga kryesia për Vlorën që është Arben Ristani. Meminaj ka paraqitur shifra konkrete të cilat sipas tij flasin për rritj të votave të PD-së në qarkun Vlorë dhe jo për ulje ndërkohë që pranon se ka një luftë të brendëshme për karrierë në PD-në e Vlorës nga e cila ndjehet i sulmuar.



