Në Itali ka shkuar në 8 165 numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit, me një rritje në krahasim me ditën e djeshme prej 662 viktimash.
Shifra e të vdekurve ka një rënie të lehtë nga një ditë më parë, kur ishin 683.
Ndërkohë, numri total i pacientëve me koronavirus në Itali është 62 013, me një rritje në krahasim me ditën e djeshme prej 4 492 raste të reja.
Një ditë më parë, rastet e reja ishin 3 491.
Numri total, të infektuarit, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, arriti në 80 539.
Sipas buletinit të përditshëm të Mbrojtjes Civile, janë 3612 pacientët në terapi intensive.
Numri i të shëruarve është rritur me 999. Ndërkohë që një ditë më parë, të shëruar në 24 orët e fundit ishin 1036. Në total janë 10361 të shëruar në të gjithë Italinë.



