Media austriake: Qeveria e re në Maqedoni në duart e shqiptarëve

Media austriake: Qeveria e re në Maqedoni në duart e shqiptarëve

Partia maqedonase OBRM-PDUKM ka siguruar numrin më të madh të votave, megjithatë ka pësuar disfatë të madhe, shkruan fillimisht Der Standard.

“Ju keni shkruar historinë. Regjimi ra,” citohet lideri i LSDM, që ka siguruar 36,7 përqind të votave elektorale, që është shumë më e madhe sesa para dy vjetëve që ishte rreth 25 përqind. OBRM-PDUKM mbetet përsëri partia e parë, megjithatë asaj i është ulur mbështetja me pesë për qind, nga 43 në 38%.

Qeveria e re në duart e shqiptarëve

Nga rezultatet pritet që LSDM dhe OBRM të fitojnë të dyja rreth 50 mandate, ndërsa 20 deputetë do shkojnë për partitë shqiptare. Nën udhëheqjen e Nikola Gruevskit dhe klikës së tij, qeveria u kthye gjithmonë e më shumë autoritare, e korruptuar dhe jo-transparente.

“BDI ka humbur rreth gjysmat e mbështetësve, duke marrë vetëm 7.3%. Shumica e votuesve shqiptarë kanë kaluar nga BDI në partinë e re BESA,” përcjell botasot.info.

Eksperti i Europës juglindore, Florian Bieber, ka theksuar se në këto kushte mund të kishte një koalicion OBRM-BDI, që mund të pasonte me “protesta të shumta,” ose një “qeveri e përgjithshme,” por kjo e fundit vetëm me një presion të fuqishëm europian.

Pavarësisht humbjeve, BDI, shikohet si lojtari kyç i zgjedhjeve, pasi as OBRM dhe as LSDM nuk mund të krijojnë qeverinë pa mandatet e saj.

Shkrimi përfundon se sipas Kushtetutës, ka 20 ditë kohë për t’u krijuar qeveria e re. “Deri atëherë duhet të sqarohet gjithçka. Mbase edhe mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare sëbashku me zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy