Realizimet skenike/ Basha: Teatri shqiptar të guxojë më shumë me veprat e Shekspirit

Realizimet skenike/ Basha: Teatri shqiptar të guxojë më shumë me veprat e Shekspirit

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar u shfaq premiera e shfaqjes “Coriolanus” të Shekspirit, e cila u prit me entuziazëm nga adhuruesit e kulturës në vend.

Lidhur me këtë regjisori i shfaqjes, Altin Basha, i ftuari në emisionin e Mustafa Nanos “Arnautistan” në MCN TV, u shpreh se Shekspiri vazhdon ta intrigoj gjithmonë, meqë kjo është vepra e tij e gjashtë që vë në skenë nga ky autor i madh.

Basha, sugjeroi që teatri shqiptar duhet të guxoj më shumë me veprat e Shekspirit.

“Jam regjisor që kam vënë gjashtë herë radhazi veprat e Shekspirit, dhe jam munduar që cdo gjë që kam vënë nga veprat e tij, të kenë një lloj aktualiteti, Shekspiri është një autor që të habit sa herë e vë në skenë. Teatri shqiptar duhet të guxonte më shumë me veprat e Shekspirit, është çështje afiniteti që një regjisor ka më këtë autor dhe e zgjedh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy