Shumë sheqer është i dëmshëm për shëndetin. Nëse keni menduar se sheqeri i tepërt mund të shkaktojë vetëm diabet, jeni gabuar thonë ekspertët. Sheqeri i tepër ka pasoja edhe për zemrën. Këto janë rezultatet nga një studim i cili është botuar ditët e fundit në European Journal of Preventive Cardiology, gazeta e Shëndetit europian të kardiologjisë. “Kur konsumojmë produkte që kanë në përmbajtje shumë sheqer, ai kthehet në yndyrë dhe qëndron në organizëm për një kohë të gjatë. Kjo përmbajtje që mbetet pozicionohet rreth zemrës dhe lëshon subastanca toksike, duke u bërë më pas shkaktarë për probleme të zemrës”, shpjegon autori kryesor i studimit So Yun Yi, nga Universiteti i shëndetit publik në Minnesota.
Konsumimi i produkteve me shumë sheqer është një problem botërorë, aq sa disa shtete kanë marrë masa të rëndësishme për të ulur konsumin e sheqerit, sicc është rritja e taksave ndaj personave që tregtojnë lëngjet me gaz dhe sheqer.
Gjashtë vendet me konsumin më të lartë për frymë në botë janë Kili, Meksika, Argjentina, Peru, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite por kërkesa pritet të rritet në Azi, Afrikë dhe Rusi.
Studimi ekzaminoi të dy pijet me sheqerna të shtuar (pije joalkoolike, lëngje frutash, pije energjetike) dhe sasitë e sheqerit të shtuar vullnetarisht në ushqime dhe pije për t'i bërë ato më të ëmbla, në kuzhinë ose në ushqime të gatshme.
Për të analizuar lidhjen midis konsumit afatgjatë dhe depozitave të yndyrës rreth zemrës dhe organeve të tjera morën pjesë 3,070 individë të shëndetshëm në grupmoshën 18-30 vjeç, të rekrutuar tashmë për studimin nga Amerikan Cardia.
Studimi mati konsumin e ushqimit dhe pijeve tre herë në një periudhë 20-vjeçare midis 1985 dhe 2005, duke iu nënshtruar pjesëmarrësve në 2010, pastaj pas 25 vjetësh, në një skanim CT të barkut dhe gjoksit për të matur vëllimet e dhjami në zonat që konsiderohen më të rrezikuara, pikërisht zemra dhe barku. Studimi arriti në përfundimin se konsumi i lartë i sheqernave pas disa kohësh krijon yndryrna të cilat mbështillen rreth zemrës dhe lëshojnë substance toksike.
"Gjetjet tona tregojnë qartë se konsumimi i tepërt i sheqernave të shtuara dhe pijeve me sheqer lidhen me një rritje të indit dhjamor - shpjegon Dr. Lyn Steffen, nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Minesota - dhe ne gjithashtu e dimë se sa shumë janë të lidhura këto depozita yndyrore ndaj rreziqeve më të mëdha nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti."/Repubblica.it/



