Pas aksidenteve tragjike me pasojë vdekje që kanë ndodhur gjatë muajit të fundit, policia rrugore ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve. Si rezultat i aksioneve të shtuara janë vendosur gjithsej 1802 masa administrative. 14 persona janë arrestuar ndërsa janë pezulluar 62 leje drejtimi për shkak të shkeljes së kodit rrugor.
Policia lajmëron se masat do të vijojnë me intensitet të lartë edhe në ditët në vijim.



