Gjendja Civile “ndan” familjet, ua çon adresat në qytet tjetër (VIDEO)

Gjendja Civile “ndan” familjet, ua çon adresat në qytet tjetër (VIDEO)

Kjo situatë në zyrat e gjendjes civile, në njësitë administrative vazhdon të jetë e njëjtë, teksa qytetarët presin në radhë për të marrë shërbimet. Të tillë panoramë të ofron Njësia Bashkiake 5, në qendër të Tiranës, ku qytetarët kërkojnë llogari për ndryshimet e gjendjes civile, që iu është bërë pa dijeninë e tyre.

Kjo zonjë prej 21 vitesh, sëbashku me familjen e saj është bërë banore e Njësisë 5, ndërsa sot është detyruar të vijë në zyrat e minibashkisë për shkak se Gjendja Civile i ka ndryshuar vendbanimin e të birit, duke ia degdisur në Kavajë.

“I dhashë dokumentet origjinale. Kemi 21 vjet që jemi në Tiranë. Nuk shkohet në Kavajë për një dokument. Është e drejta ime që djali të rrijë me mua dhe nuk kam nevojë t’i marr leje shtetit. Tani duhet të bëj një kërkesë te noteri”.

Të njëjtën situatë na tregon edhe një zotëri tjetër, të cilit ia kanë nxjerrë vendbanimin në Vlorë.

“Më kanë bërë banor të Vlorës. Unë në Vlorë kam marrë në shtëpi, po që në 2006. Duhet hipoteka e Tiranës, shkova te Urbanistika dhe nga atje duhet bërë regjistrimi këtu”.

I kontaktuar nga TvT për problematikën në zyrat e gjendjes civile, dhe ndryshimet e vendabanimeve të qytetarëve të Tiranës, drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj shmang përgjigjen lidhur me problemin e sistemit të gjendjes civile, referuar edhe shqetësimeve të banorëve të ndryshëm të kryeqytetit.

 “Në asnjë rast gjendja civile s’ka ndryshuar. Qytetarët kanë më shumë se një banesë, dhe ju duhet ta saktësojnë adresën pranë nënpunësit të gjendjes civile. Kur është bërë trokitja derë më derë janë gjetur në banesa të dyta, në pronësi ose jo të tyre. Por gjithsesi leja e banimit, gjendja civile s’iu ka ndryshuar.”

Një zotërie i japin gjeneralitetet gabim së bashku me të bashkëshortes, ndërsa prej javësh sorollatet në dyert e gjendjes civile për marrjen e aktit të martesës, por pas prezencës së kameras së TVT, punonjësja e gjendjes civile u detyrua ta lëshojë dokumentin.

Përtej gjendjes së krijuar nga ndryshimet e gjendjes civile, radhët e gjata të qyetarëve për të marrë shërbime është e gjatë, kjo për shkak të lejeve që kanë marrë punonjëset e sportelit tjetër, në një kohë kur vendi është i përfshirë nga pandemia e Covid-19.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy