Kjo grua duhet marrë si model, ja sekreti i freskisë së saj të përjetshme (FOTO)

Kjo grua duhet marrë si model, ja sekreti i freskisë së saj të përjetshme (FOTO)

Për disa njerëz, mosha është thjesht një numër. Të tilla janë edhe 61 vitet e jetës për Yazemeenah Rossi. Ajo është shembulli më i mirë i jetesës së shëndetshme dhe idesë se jo vetëm vajzat e reja mund të bëhen supermodele. Rosi është bërë kohët e fundit imazhi i një fushate publicitare për një markë rrobash banje.

Më shumë sesa te seksualiteti, dizajnerët janë përqendruar te bukuria dhe natyrshmëria e saj. “Kjo gura rrezaton shëndet dhe energji. Ajo ka besim te vetja dhe është absolutisht e mrekullueshme”, thotë një prej drejtuesve të kompanisë.

Rosi e ka nisur karrierën kur ishte 40 vjeç dhe fëmijët i kishte të rritur.

Pavarësisht moshës së madhe, ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme. Flokët e saj të thinjur janë bërë detaji që e identifikon.

Po cili është sekreti i formës së saj të shkëlqyer. Ajo thotë se para të gjithash është ta bësh jetën ashtu si të pëlqen ty dhe të bësh të gjitha gjërat që do. Tjetër sekret është ushqyerja e shëndetshme, kryesisht me perime dhe peshk. Dhe e treat, kujdesi për lëkurën me vajra natyrale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy