Kultivimi i kanabisit, Basha: Ka ndikim negativ tek të rinjtë. S’kemi struktura për ta menaxhuar

Kultivimi i kanabisit, Basha: Ka ndikim negativ tek të rinjtë. S’kemi struktura për ta menaxhuar

Faik Basha nga departamenti i sigurisë në Partinë e Lirisë tha në studion e MCN Live se është kundër kultivimit të bimës së kanabisit për qëllime industriale pasi do të ketë ndikim negativ në shoqëri dhe tek të rinjtë.

Sipas Bashës, nuk i kemi strukturat për ta menaxhuar këtë shërbim.

I ndalur dhe strukturat e policisë, Basha theksoi se vijon të mbetet shqetësues përdorimi i lëndëve dhe nga efektivët si dhe psikologu.

Këto ndryshimet, janë ndryshimet ligjore që reflektohen në udhëzime. Ka një ndryshim, pjesa e 5-rëshit nuk ka të bëje me 72-orësh se 72 orëshi është qëndrimi brenda institucioneve në pritje të vendimit të gjykatës, por ka qenë një ligj i mëparshëm që e mbante qytetarin me 10-orë, tani ky ligji i ri e ka ulur në 5 orë me qëllim që nëse ka informacione dhe prova të mjaftueshme që ky qytetar duhet të ndalohet dhe të shkojë për gjykimi atëherë duhet të mbahet, por nuk ke pse e mban një qytetar dhe e shfrytëzon atë mundësinë që të jep ligji dhe ta mbash për 10 orë pa urdhër. Ky ligj është përafruar dhe me legjislacionin e BE-së.

Tek institucioni kam rezervat e mia të forta që nuk i respektuar punonjësit dhe madje i ka ngarkuar jashtë mase dhe shumica ndoshta janë gati për t’u larguar por dhe një pjesë e mirë e ekspertëve janë larguar. Problemi i përdorimit të lëndëve narkotike në Policinë e Shtetit për mua është shqetësim. Ndërprerja, i procesit që u nis për të parë kush është apo jo përdorues për mua është shqetësim më vete dhe tregon që problemi në këtë drejtim ekziston. Problem tjetër është çështja e psikologut. Ne e kemi ngritur që çështja e psikologut në strukturat, por kjo që kam parë unë në këtë ligj nuk është zgjidhja, që kush ka probleme ta udhëzojmë dhe ta çojmë për vizita. Psikologu duhet të jetë aty prezent, të vlerësojë situatën.

Jam kundër sepse kemi probleme në këtë drejtim.

Lëndët narkotike, problemi kryesor i shoqërisë dhe rinisë të vendit. Nëpër shkolla në një vit arrestohet 500 shpërndarës. Është një problem në ekonomi, në shoqëri, në zhvillim, është komplet ndikim negativ. Për shkak se kemi dhe institucionet të cilat nuk janë të afta për ta menaxhuar mendoj se po i fusin vendit një problem që duhet me patjetër të ndalohet. Pas 11 majit kjo duhet të ndërpritet sepse nuk në gjendje për ta bërë këtë lloj shërbimi dhe nuk ka asnjë përfitim dhe atje ku është bërë madje ka pasur problematika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy