
Nga nesër qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Në 1 janar qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese do të organizojë udhëtimin e parë pa viza.
Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.
Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin “Adem Jashari” në Terminalin kryesor në ora 10:00.



