
Komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, deklaroi se 30 të burgosur ukrainas që u kapën nga ishulli i Gjarprit, janë liruar nga rusët.
Dmytro Lubinets konfirmoi me anë të një postimi në Facebook se 30 robër lufte të kapur në Ishullin e Gjarprit u liruan.
Autoritetet po vazhdojnë të punojnë për lirimin e ushtarëve të mbetur nga robëria.
Ushtria e Federatës Ruse u largua nga posta e Ukrainës në Detin e Zi qershorin e kaluar.



