
Për shkak të rënies së reshjeve të dëborës akset rrugore në njësitë administrative Topojan, Zapod, Grykë Çaj dhe Arren, janë të bllokuara.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës bën me dije se akset e tjera rrugore janë të kalueshme me pajisje dimërore.
Autoritetet apelojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes të madh, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.



