Foto / 7 vipat e bukur me defekte

Foto / 7 vipat e bukur me defekte

Të qenurit i bukur nuk do të thotë që të jesh perfekt. Ka disa persona qe janë të bukur edhe me defektet e tyre të vogëla.

Keira Knightley shpesh kritikohet për gjinjtë e saj të vegjël. Megjithatë, ajo nuk mendon se ka nevojë për t’i zmadhuar ato.

Beyonce, falë shumë viteve të vallëzimit, këmbët e saj tani duken mjaft të mëdha. Edhe kur diva e muzikës pop humb peshë, sërish këmbët duken të njejta. Megjithatë, vetëm Beyoncé e quan këtë një të metë: mijëra fanse të saj do të jepnin gjithçka që të kishin një formë kaq femërore.

Christina Aguilera ka forma provokuese dhe fytyrën e një kukulle. Duke i pasur këto asete, pak njerëz mund të shikojnë këmbët e saj të shkurtra.

Eva Longoria është absolutisht e mrekullueshme. Ajo mund të jetë një shembull i formës femërore perfekte, por gjatësia e saj është “defekti”.

Scarlett Johansson është ndoshta ëndrra e çdo mashkulli në planet. Të gjithë mendojmë se ajo është perfekte, por vetë aktorja thotë se nuk i pëlqen fakti se ka një fytyrë të gjatë.

Ikona e stilit, Victoria Beckham kurrë nuk ka qenë e kënaqur me trupin e saj. Ajo ose lufton peshën e tepërt ose qorton veten pse është shumë e dobët. Ajo ka edhe një kompleks me dhëmbët e saj, pasi nuk i duken të bukur. Kjo është edhe arsyeja pse nuk qesh asnjehërë në publik.

Defekti i Mariah Carey është qafa e saj e shkurtër. Ajo mundohet vazhdimisht të vendosë bizhuteri në mënyrë që ajo të duket sa më e gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy