Rikthimi i skemës së diferencuar të akcizës për prodhuesit e birrës dhe ulja e TVSH për produktet e shportës ishin dy propozime që opozita bëri në Komisionin e Ekonomisë. Ministria e Financave nga ana e saj tha se brenda këtij viti do përgatiten dy drafte për akcizën dhe TVSH, por propozimet e opozitës i konsideroi jo reale.



