
Kreu i qeverisë Edi Rama nga Lezha me rastin e 105 vjetorit të themelimit të policisë së shtetit nënvizoi nevojën e vetingut në radhët e tyre. Ndërsa ministri i Brendshëm Xhafaj apeloi që të ndalet dhuna verbale ndaj këtij institucioni. Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një vizite në shtëpinë e ish oficerit të vrarë Artan Cuku, tha se vetingun në polici nuk mund ta bëjnë Kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.



