Si po e kthen i incesti në persona me aftësi të kufizuara banorët e një komuniteti të izoluar

Si po e kthen i incesti në persona me aftësi të kufizuara banorët e një komuniteti të izoluar

Një komunitet poligam në Utah po përballet me një çrregullim gjenetik. Fëmijët e lindur në zonën e thellë ku jeton komuniteti i mormonëve po lindin me çrregullim të rrallë gjenetik.

Mjekët thonë se kanë zbuluar 20 raste të fëmijëve të lindur me sëmundje që përfshijnë kriza epileptike, deformime të fytyrës dhe dëmtime të trurit. Ata thonë se deri disa vite më parë, një çrregullim i tillë është regjistruar në vetëm 13 raste në të gjithë botën.

“Ata kanë krijuar mitet e tyre në lidhje me këtë sëmundje. Ata mendojnë se ka diçka në ajër ose në ujë që ua shkakton”, thonë mjekët, të cilët nga ana e tyre kanë një teori krejt tjetër.

Ky komunitet është themeluar në vitin 1930, pasi kisha e mormonëve u shpall e paligjshme në shtetin Utah për shkak të predikimit të poligamisë (martesë me shumë gra).

Mormonët u vendosën në një zonë të izoluar, ku krijuan një komunitet prej 7700 banorësh, shumica e të cilëve e praktikojnë poligaminë.

Shumica e burrave atje kanë të paktën 3 gra. Studiuesit thonë se 75-80% e banorëve kanë lidhje gjaku me dy themeluesit e komunitetit.

Njëri prej tyre, ose e shoqja, kanë qenë bartës të një problemi gjenetik që e detyron metabolizmin të sulmojë sistemin nervor, një sëmundje që sjell pasardhës me aftësi të kufizuara.

Kjo sëmundje është shumë e rrallë dhe për t’u shfaqur te trashëgimtari, duhet që të dy prindërit ta kenë.  Shanset që një fëmijë të lindë me këtë deformim në një komunitet të zakonshëm janë 1 në 400 milionë.

Por në një komunitet poligam si ai i mormonëve, mundësia që një fëmijë të lindë me këtë deformim është shumë më e madhe, pasi gjenin në fjalë e bartin mijëra njerëz.

Një ish-banor i këtij komuniteti thotë se pesë kushërinj të tij e kanë këtë sëmundje. Ata janë të pestë të paaftë fizikisht e mendërisht dhe kërkojnë kujdesin e dikujt 24 orë në 24.

Në komunitetin e mormonëve, kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuara nuk mungon, kjo për shkak të besimit të tyre. Ata i shohin të lindurit me këtë sëmundje si një test që u është dhënë nga Zoti dhe duhet ta kryejnë me sukses.

Por përtej humanizmit, është pikërisht ky përkushtim dhe besim që po e thellon krizën.

“Ata thonë se nëse ky është vullneti i Zotit, atëherë duhet të bësh pjesën tënde. Ata nuk mendohen gjatë para se të martohen me kushërinjtë dhe këto janë pasojat”, thonë zyrtarët në Utah. / The Independent / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy