Ajdareviç: Isha kapiten te Suedia por ndihem shqiptar, e dinë të gjithë

Ajdareviç: Isha kapiten te Suedia por ndihem shqiptar, e dinë të gjithë

Astrit Ajdareviç është prurja më e re e Christian Panuccit në kombëtaren shqiptare të futbollit. Në daljen e tij të parë për media Ajdareviç ka treguar ndjesitë e para si kuqezi.

Gjithashtu mesfushori foli edhe për momentin kur i erdhi ftesa për tu bërë pjesë e kombëtares shqiptare.

“Krenar për zgjedhjen kuqezi dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka për kombëtaren shqiptare”, u shpreh Ajdareviç, ndërsa shtoi, “Jam i kënaqur, kam pritur disa vite. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen. Do të jap gjithçka. Kam luajtur me Suedinë dhe kam qenë edhe kapiten. E kam pasur pak të vështirë sepse jam rritur në Suedi, por ndjehem shqiptar, e dinë të gjithë”.

Në pritje të miqësores me Turqinë, Ajdareviç shprehet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë dhe ndihet komod brenda grupit duke u përshtatur shumë shpejt me lojtarët e tjerë të ekipit.

“Jam përshtatur shpejt me pjesën tjetër të grupit. Janë grup i mirë. Kudo ka konkurrencë, si këtu, si në klub. Është normale për mua, jam profesionist. Asgjë e re dhe shpresoj se do të luaj pak minuta që të tregoj cilësitë e mia. Është një skuadër shumë e fortë, e tregoi në Europian se çfarë skuadre ka dhe çfarë talentesh ka që luajnë në Europë. Është një krenari që jam këtu. Më së shumti kam luajtuar si mesfushori ofensiv”, përfundoi Ajdareviç.

Mesfushori më i ri kuqezi shprehet se nuk do ta ketë shumë të lehtë me konkurrencën brenda kombëtares sepse ka shumë lojtarë cilësorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy