Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se aktorët kryesorë të përfshirë tek skandali i abuzimit të Bankers janë në krah të Ramës dhe nuk po hetohen.
Nuk e besoj nuk shoh aktorët kryesorë të përfshirë tek kjo çështje. Aktorët e mëdhenj Rama i ka në krah. Biznesmenët e mëdhenj, oligarkët e mëdhenj, Çet Kastrati, Alb Star, këta janë ata që kanë luajtur lojën. Sa kohë nuk i shoh këta, por shoh ngjarje që patjetër përbëjnë vepër penale dhe duhen hetuar, por që të besoj se do shkojë deri në fund çështja e Bankers unë nuk e besoj se do duhet të merreshin nn pyetje të gjithë ata që qëndrojnë në krah të kryeministrit, të gjithë ata që përfitojnë pjesën më të madhe të buxhetit kur vjen puna për investimet e mëdha. Ata që kanë përfituar statusin e investitorëve strategjikë, të njerëzve që kanë luajtur lojën.
Fjala fund do të thotë që t’i të marrë ca njerëz që janë afër kryeministrit. Nuk e di sa vullnet ka kryeministri që t’i dorëzojë shokët prej vërteti, oligarkët që marrin tendera koncesione. Kush i ka bërë punimet civile tek Bankers? Alb Star! Ai duhet të shkojë, por është afër kryeministrit. Kastrati, për transportin. Do duhet të hetohen edhe këta.



