Izraeli bën hapa para për vaksinën ndaj Covid-19

Izraeli bën hapa para për vaksinën ndaj Covid-19

Edhe Izraeli njësoi si Italia ka bërë një hap të rëndësishëm në zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit. Një grup studiuesish izraelitë kanë arritur që të izolojnë një antitrup, i cili mund të jetë çelësi i kurimit të Covid-19.

Bëhet fjalë për antitrupin monoqelizor të neutralizuar, i cili është zhvilluar në laborator dhe që mund të jetë në gjendje që të neutralizojë virusin.

Jo vetëm që po procedohet me prodhimin e vaksinës në këto javë, por në këtë formë është në kërkim edhe kura efikase për të përballuar emergjencën botërore në pritje të saj.

Sipas ekspertëve, ajo që ka ndodhur në laboratorin izraelit, është një progres shumë i rëndësishëm, pasi në sajë të këtij zbulimi, shkencëtarët mund të jenë në gjendje që të gjejnë antidotin.

Drejtori i institutit ku u bë zbulimi, Shmuel Shapira, deklaroi se “Formula e antitrupit do të certifikohet shumë shpejt dhe më pas do të punohet për prodhimin në shkallë botërore, në mënyrë që të mundësohet kurimi për të gjithë”.

Nga ana e tij ministri izraelit  i Mbrojtjes, Naftali Bennet, deklaroi se ky është një hap shumë i madh dhe në javët në vijim do të dilet me një kurë konkrete për të mposhtur virusin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy