Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i partisë së Lirisë tha përmes nje lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se gjyqi ndaj Presidentit të PL-së është në farsë politike dhe një proces kriminal.
Sipas Blushit, drejtësia e re nuk garantoi dot as ato të drejtësisë së vjetër.
Gjyqi ndaj Metës është një farsë politike. Është një proces kriminal. Janë shprehur qartë dhe në tekstin e rezolutës. Standardet e këtij procesi që nuk ka asnjë lidhje me një proces të rregullt ligjor janë identike me standardet e rrëmbimit mafioz të Metës dhe me standardet e hetimit kriminal të bërë ndaj tij.
Kjo e ashtuquajtura drejtësi e re nuk mund dot të garantonte as standardet e ashtuquajturës drejtësi e vjetër, standarde që janë vendosur 33-35 vite më parë.



