Lushnjë/ 82-vjeçari plagos me armë të bijën dhe më pas vret veten

Lushnjë/ 82-vjeçari plagos me armë të bijën dhe më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku një 82-vjeçar i identifikuar si Behar Musaku plagosi me armë zjari vajzën 40-vjeçare Rudina Musaku, dhe më pas dyshohet se i moshuari ka vrarë veten. Shtetasja Rudina Musaku ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Fqinjët e familjes Musaku thanë që vajza është e divorcuar dhe kishte ardhur për vizitë te prindërit, ndërkohë që punonte dhe jetonte në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një sherr të çastit dhe në momentin e vrasjes me ta ka qenë edhe gruaja e të moshuarit. Ata jetonin në një banesë dy katëshe me dy djemtë e tyre, me hyrje të ndara. E plagosura Rudina Musaku prej 4 vitesh jetonte në Tiranë, ndërsa më herët kishte emigruar në Gjermani. Ajo ka dy fëmijë, një vajzë 17 vjeçe dhe një djalë 16 vjeç.

Në njoftim thuhet: “Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten. 

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy