
Engjëll Musai, drejtor i gazetës Telegraf tha në studion e MCN Live se 380 milionë euro që janë dhënë grante për Durrësin, Vlorën dhe Lezhën janë përvetësuar nga njerëz pa profesionalizëm.
Duke vijuar Musai tha se një nga arsyet pse ka probleme me përmbytjes është dhe reforma e dështuar territoriale, pasi një kryetar bashkie nuk mund të merret me kanalet në fshatrat e thellë.
Për Durrësin, Vlorën dhe Lezhën janë dhënë grante nga BE dhe BB 380 milionë euro. Sikur ato euro t’i kishte bërë kanale, me euro do kishte kaluar uji. Janë marrë lekët, janë përvetësuar. Janë vjedhur me idenë, që mbase nuk bie kaq shumë shi. Janë të papjekur, pa përvojë, pa profesionalizëm.
E dyta është reforma e dështuar administrative. Nuk mundet që në një komunë të largët të merret kryetari i bashkisë që do 120 km të shkojë e vijë. Prandaj ishte kryetari i komunës. Organizimi i vogël është më i sigurt, më i qartë. Askush nuk fillon hetimet,. Se kanë qenë të gjithë të përlyer nga niveli qendror, lokal, shërbime te inteligjencës, antikrimi, krimi ekonomik. Kjo situatë do të vijojë të jetë e tillë.
Nuk ka edukatë për sigurimin objekteve. Sa familje janë të siguruara?



