Projektbuxheti 2023/ Teliti: S’ka rritje rrogash e pensionesh, paratë shkojnë lumë për miqtë e shokët! (VIDEO)

Projektbuxheti 2023/ Teliti: S’ka rritje rrogash e pensionesh, paratë shkojnë lumë për miqtë e shokët! (VIDEO)

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, deklaroi se projektbuxheti i vitit të ardhshëm që kap shifrën 5,9 miliardë euro, nuk parashikon rritje rrogash, pensionesh apo ndihmë ekonomike, pasi “paratë shkojnë lumë për miqtë e shokët” e qeverisë.

Duke folur në MCN Live Teliti tha se 10 persona marrin 12 herë më shumë fonde se sa gjithë pensionistët e Shqipërisë. Duke iu referuar KLSH-së Teliti thotë se në 7 vite janë shpërdoruar 8,2 miliardë euro.

Situata që po kalojmë nuk është e mirë. Ne nuk e kemi në dorë situatën në rajon, por atë që ndodh brenda territorit të Shqipërisë. Projektbuxheti i vitit 2023 në strukturë është ai i viteve të kaluara. Kemi të njëjtën mënyrë si shpërndahen paratë, duke lënë në harresë pensionistët dhe shtresat në nevojë dhe duke favorizuar njerëzit që fitojnë PPP pa garë. Në Portin e Durrësit nuk e dimë ende kush është investitori, nuk kemi ende një analizë. Do ndërtohet një port jahtesh që fsheh realisht ndërtimin e kullave në të gjithë zonën bregdetare. Është një aferë korruptive. Dje patëm informacionet e fundit që investitorët mund të ishin edhe serbë dhe bjelloruese, dhe kjo shton dyshimet tona që kemi të bëjmë me një projekt korrupitv, për të pastruar miliarda. Qeveria thotë se vitin e ardhshëm do të rrisë pensionet me 10 milionë euro. Ndërkohë për PPP-të janë 120 milionë euro. 10 veta marrin 12 herë më shumë fonde se sa është fondi për pensionistët. Fondi që marrin 10 kontratat koncesionare është tre herë më i lartë se totali i fondit vjetor i familjeve me ndihmë ekonomike. Inceneratorët e famshëm vazhdojnë të paguhen ndonëse pronarët vazhdojnë të jenë në kërkim nga drejtësia shqiptare. Cili është ky projektbuxhet? Që nuk parashikon asnjë paketë sociale, që dyfishon gjobat për biznesin e madh, që fut në taksim profesionistët e lirë. Nga taksimi i tyre qeveria thotë se do vjel 2 miliard lekë. Kë projektbuxhet nuk është se kemi ndonjë projekt cilësor, rritje cilësore pagash”.

Duke cituar Bankën Botërore, Teliti thotë se duhet të rritet kufiri i asaj që konsiderohet varfëri, fenomen që do ndihet më shumë në vende si Shqipëria, ku s’ka pasur paketa sociale për shtresat në nevojë.

Ka rritje 20-30 për qind të ushqimeve, vajit, bulmetit dhe çfarë ndodh, vjen qeveria dhe thotë do rrisë pagat e arsimtarëve dhe mjekëve me 4 për qind. Ndërkohë që inflacioni është disa herë më i lartë. Qeveria pritet të arkëtojë 500-600 milionë euro më tepër vetëm nga rritja e çmimeve. A i janë kthyer qytetarëve? Jo. A do të bëjë vitin e ardhshëm? Jo. Ky projektbuxheti do t’i çojë paratë për shpenzime luksi dhe operative. Paratë po abuzohen. Ke KLSH që thotë janë 8,2 miliardë euro shpërdorime. Partia në pushtet është vet shteti. Ka abuzuar në 7 vitet e fundit 8,2 miliardë euro dhe janë lidhur 2 miliardë euro kontrata koncesionare. Qytetarët nuk arrijnë sot të ngrysin ditën. BB tha se duhet të rritet kufiri i asaj që quhet varfëri. Tha që do ndihet më shumë në ato vende ku qeveritë s’kanë ndërmarrë paketa sociale për shtresat në nevojë. U merren paratë të varfërve, shtresës së mesme, për t’ia çuar përsëri atij grupi njerëzish”.

Teliti tha se qeveria Rama ka dështuar gjatë 9 viteve për të menaxhuar sistemin energjetik, dhe është vazhdimisht në një lojë ku mbahet në presion qytetari dhe biznesi për rritje çmimi.

Për 9 vite kemi qenë po ne që kemi prezantuar zgjidhjen. Problematika e energjisë është 30-vjeçare. OSHEE-ja u privatizua i kaloi privatit, ishte dështim në menaxhim. Ishte kjo qeveri që rriti çmimin për biznesin 2-3 herë dhe 40 për qind për konsumatorin familjar, me justifikimin që kur të ndërmarrë këto hapa sistemi energjetikë do shpëtojë. I morën paratë, i shpërdoruan, kemi dyfishim të punësimeve në OSHEE, vazhdojnë të abuzojnë me fondet. Jemi po ne që u kemi dhënë 420 milionë euro OSHEE-së financim nga buxheti i shtetit. Qeveria ka dështuar gjatë 9 viteve për të menaxhuar sistemin. Paratë i çoi në shpërdorime. Sot jemi në një situatë shumë më negative, ku kërcënohen qytetarët do t’u rrisim çmimin. Është një lojë për të mbajtur nën presion qytetarin dhe biznesin muaj pas muaji. Projektbuxheti është 5,9 miliardë euro, s’kemi as rritje pagash, as rritje pensionesh, as rritje të ndihmës ekonomike, as rritje për biznesin. Ndërkohë që paratë shkojnë lumë për miqtë e shokët. Janë kontratat koncesionare në shëndetësi, te inceneratorët, Rruga e Arbrit, shkollat e Tiranës, që ndërtohen me vlerë 3-4 milionë euro”.

Duke ilustruar situatën në vend, Teliti tha: “Nuk kam koment tjetër të shtoj se sa që po ikin edhe 64-vjeçarët në emigracion”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy