Rama në 30-vjetorin e GJK: Një ngrehinë me hije dhe dritë e vula vendimesh të diskutueshme

Rama në 30-vjetorin e GJK: Një ngrehinë me hije dhe dritë e vula vendimesh të diskutueshme

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij, Rama tha se ndodhet në një pozitë jo të thjeshtë përballë pushtetit gjyqësor dhe diplomatëve të huaj. Madje, duke iu referuar këtyre të fundit, Rama tha se kanë luksin e veçantë që të “ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave”.

Vlerësoj këtë ftesë ndaj edhe erdha duke ju kërkuar ndjesë që nuk mund të qëndroj më gjatë se sa fjala. Duke ju falenderuar për ftesën, më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë. Ndonëse sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena e pazakontë. Kreu i pushtetit ekzekutiv përballë pushtetit gjyqësor, përballë diplomatëve të huaj që madje kanë edhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua nuk është e këshillueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i këshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi do mundohem t’i shmangem. Në sytë e mi çka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale.

Më tej ai u ndal edhe tek vendimet e saj ndër vite. Duke risjellë në vëmendje kërkesë Partisë Demokratike e cila çoi një vendim qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, krue i qeverisë tha se ky është një makinacion politik.

Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja e GJK me vendime qeveria. Për të ndëshkuar lejet e ndërtimit nga ndërtues që në përmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur vendimin përfundimtar. Një vendim qeveria të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga GJK, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar GJK që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve.

Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politike.

Sot përgjatë qenies së saj 30 vjeçare GJK është një ngrehinë me hije dhe dritë me vula vendimesh të diskutueshme. Kush mund ta harrojë vendimin që rrezoi të ashtuquajturin marrëveshja e detit të nënshkruar nga pushteti ezkekutiv. Një vendim epik, për historinë e një GJK. 30 vjet janë një fragment i shkurtër kohe. Një kohë që sidoqoftë GJK e ka përvijuar si zbutëse të efekteve negative të tranzicionit, por edhe si faktor i zgjatjes së tranzicionit. Së fundmi deri para pak kohësh me larg qoftë presidentin, në pritje të një arbitrazhi përqendrohej në arsyetime politike. Këtu nuk është faji i GJK po i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë. Të cilët ju arratisen përgjegjësive të tyre duke thirrur në ring vend e pa vend GJK. Pastaj merr vendime që janë drobitëse për ata që lexojnë deri në fund duke mos arritur atë ekuilibrin e artë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy