Teatri /Basha paralajmëron hapin e radhës për arkitektin e teatrit: Padi për Bjarke Ingels (VIDEO)

Teatri /Basha paralajmëron hapin e radhës për arkitektin e teatrit: Padi për Bjarke Ingels (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë aktive, nuk është gjë tjetër veçse pjesmarrje në grushtshteti. Kryeopozitari gjatë një konference për mediat përsëriti deklaratën e tij të mëparshme kur tha se nëse do të ndërtohen kullat atëherë me të ardhur në pushtet do të kalohet një ligj i posacëm për tu vënë minat kullave.

Nëse ky ligj dekretohet në heshtje ose jo, nuk kemi të bëjmë me gjë tjetër përveçse pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për çdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”, tha Basha.

Por kryetari demokrat Basha pak ditë më parë deklaroi se qytetarët shqiptarë dhe artistët do ta shpallnin non-grata arkitektin danez Bjarke Ingels që projektoi edhe godinë e re të Teatrit Kombëtar, por gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kryedemokrati njoftoi se për arkitektin Ingels po përgatitet një padi penale.

Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz”, tha Basha.

Basha tha se opozita ka paraqitur 7 pikat e saj që duhet të zbatohen për Reformën në Drejtësi dhe sipas tij PD i qëndron këtyre pikave, në të kundërt nuk ka konsensus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy