Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka lëshuar 20 urdhër-arreste për trafik narkotikesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë. SPAK pritet të mbajë një konferencë për media lidhur me këtë në orën 13:30. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live tha se "bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të trafikut të heroinës, kokainës dhe çokollatës, që përdornin Shqipërinë si tranzit për të kaluar në shtetin italian dhe më pas në Europën Perëndimore. Shtetas shqiptarë janë kryesisht anëtarë të këtij grupi. Hetimi ka zgjatur për më shumë se dy vite mes dy skuadrave të përbashkëta hetimore. Organizator të këtij grupi të strukturuar kriminal janë një shtetas shqiptar dhe një shtetas italian. Ata drejtonin trafikun e drogave të forta nga të dy anët. Paratë pastroheshin përmes biznesve në Shqipëri, kryesisht në sektorin e ndërtimit në qytete si Tirana, Vlora, Korça, Elbasani". Rusta tha se ka edhe biznesmenë shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



