Njihuni me çiftin afrikano-jugor që i "riktheu jetën” kështjellës në Toskanë

Njihuni me çiftin afrikano-jugor që i "riktheu jetën” kështjellës në Toskanë

Kur çifti afrikano-jugor Max dhe Joy Ulfane filluan të kërkonin shtëpinë e tyre të ëndrrave rreth 28 vjet më parë, ata kurrë nuk e imagjinuan se do të përfundonin duke blerë një kështjellë të rrënuar në Toskanë, Itali.

Por sipërmarrësit, të cilët janë me bazë në Britani, ranë shpejt në dashuri me Castello di Fighine, një kështjellë ushtarake mesjetare e lënë pas dore.

Ulfane-t që atëherë e kanë restauruar kështjellën, e ndodhur 650 metra mbi nivelin e detit në komunën e San Casciano dei Bagni, pranë Umbria.

“Kemi bërë çdo gj me shumë mund dhe dashuri, jemi përballur me shumë sfida dhe kemi shpenzuar shumë para për ta sjellë këtë vend në jetë.”, tha Joy Ulfane për CNN.

"Dhe të mendosh se ne kurrë nuk kemi dashur një kështjellë, kurrë nuk kemi dashur të kemi një kështjellë."

Çifti thotë se kishin parë dhjetëra prona rreth Italisë përpara se kjo kështejllë të tërhiqte vëmendjen e tyre. Një ditë shitësi na tha 'oh, është një banesë në Toskanë, por nuk është për ju, nuk do t'ju pëlqejë' dhe kjo na shtoi kureshtjen," shton Joy.

Duke u ndjerë të intriguar, ata udhëtuan në fshatin Fighine për të parë kështjellën dhe u pritën nga një ndërtesë jashtëzakonisht e lënë pas dore e mbuluar me dredhka me tavane me hark të lartë dhe disa dhoma, duke përfshirë një bodrum vere.

Megjithëse ishte i rrënuar dhe i mbushur me rrënoja, Ulfanes panë një potencial të madh në Castello di Fighine dhe menduan se ishte vendi i duhur për ta.

Ulfanes u mahnitën gjithashtu nga ndjesia e përjetshme e Fighine, e cila është ende e rrethuar nga mure mbrojtëse 1.5 metër të trasha me kulla tetëkëndëshe dhe frëngji të vogla të rrumbullakëta.

"Ne vizituam Fighine dhe ishte thjesht shumë romantike edhe nëse kalaja do bëhej copë-copë, e mbuluar me dredhka dhe myshk," shpjegon Joy Ulfane. “Ishte e pamundur të kaloje pa e parë atë.”

Ata e blenë kështjellën, e cila me sa duket i përkiste një familjeje aristokrate në atë kohë, po atë vit ata filluan procesin e rinovimit i cili zgjati 4-vite.

Ulfanes më vonë vendosën të blinin disa nga shtëpitë e rrënuara në fshatin përreth dhe filluan t'i rinovonin pasi kishin përfunduar pjesën më të madhe të punës në Castello di Fighine. Ky proces zgjati tetë deri në 10 vjet të tjera.

Ata janë shumë krenarë për të gjithë projektin dhe e konsiderojnë atë si një sukses të vërtetë, veçanërisht pasi u është dashur vazhdimisht të lidhen me bashkinë lokale San Casciano dei Bagno dhe Soprintendenza delle Belle Arti, zyra e qeverisë italiane përgjegjëse për pronat e trashëgimisë, në të gjithë vendin.

“Kështjella klasifikohet si pronë historike, kështu që pa lejet e nevojshme nga Belle Arti nuk mund të thyenim as edhe një gur,” shton Joy Ulfane.

Sipas ligjit italian, çdo ndryshim strukturor që mund të ndryshojë arkitekturën dhe qëllimin origjinal të një prone historike duhet të mbikëqyret dhe të merret leje nga zyra përkatëse, duke vendosur shumë kufizime në llojin e punës që mund të bëhet gjatë këtij lloji riparimi.

Por çifti u përqendrua në rinovimin e dhomave dhe kthimin e pronës në sërish të banueshme.

Ndërsa procesi i rinovimit nuk ishte aspak i thjeshtë, këmbëngulja e Ulfane dha rezultat dhe ata janë shumë të kënaqur me kështjellën e tyre të restauruar. Dhomat brenda kalasë janë riparuar tërësisht, me rezultate mahnitëse.

Edhe hambari i vjetër është rindërtuar në një sallë pritjeje, ndërsa kopshtet e kështjellës përmbajnë gardhe të bukura, selvi, pemë limoni, hardhi rrushi dhe trëndafila.

Ulfanes e vizitojnë pronën e tyre private sa më shpesh që të munden.

"Ne vijmë këtu një herë në muaj nga Londra për t'u çlodhur, ne e duam paqen, qetësinë dhe privatësinë e plotë të kështjellës sonë," thotë Joy Ulfane.

"Kopshtet, ullinjtë dhe pamja e jashtëzakonshme nga kjo kodër e vendosur në 650 metra lartësi, unë thjesht e dua këtë."

Ulfane-t, të cilët e mbajnë kështjellën rreptësishtë vetëm për vete, i riorganizuan shtëpitë ngjitur në pesë vila mahnitëse me pishina dhe dy apartamente, të cilat ua japin me qira pushuesve.

Ata vazhduan të blejnë shkollën e vjetër të fshatit dhe që atëherë e kanë shndërruar atë në një restorant të nivelit të lartë, Ristorante Castello di Fighine.

Kuzhinieri gjerman me famë botërore Heinz Beck shërben si menaxher në restorantin me një yll Michelin.

Megjithëse pjesa më e madhe e Fighine tani i përket Ulfane-ve, ka ende një pjesë të vogël të vendasve që i kanë mbajtur shtëpitë e tyre, duke refuzuar të braktisin fshatin e lashtë.

I ndodhur afër vendeve si Siena, Orvieto, Montepulciano dhe Pienza, Fighine ofron pamje mahnitëse mbi Toskanën jugore.

Vizitorët mund të shëtisin përgjatë rrugicave të ngushta të fshatit, të bëjnë një shëtitje rreth sheshit të vogël dhe të admirojnë muret e lashta prej guri të mbuluara me lule.

Fighine ka gjithashtu një teatër privat dhe një kishëz të vogël të ristrukturuar të shekullit të 16-të, ku mbahen dasma dhe ngjarje të tjera speciale.

E ndërtuar në shekullin e 11-të si një kullë vrojtimi ushtarak, Castello di Fighine lidhet me rrugën kryesore nga një shteg i vetëm publik i paasfaltuar.

Gjatë shekujve, familjet fisnike si Visconti, Medici, Orsini dhe madje edhe Papa, luftuan për të kontrolluar kështjellën dhe territorin e saj.

Sipas Paolo Morelli, një ish-kryetar i bashkisë së San Casciano dei Bagni, Fighine filloi të bjerë në vitet 1700 kur roli i saj mbrojtës strategjik u zbeh.

Ndërsa kushtet e jetesës në qytet u ashpërsuan, familjet vendase u larguan nga fshati në kërkim të një të ardhmeje më të ndritshme diku tjetër.

Dokumentet historike të zbuluara nga Morelli nga viti 1746 tregojnë se fshati ishte i banuar nga vetëm 17 familje në atë fazë, me një popullsi prej vetëm 60 banorësh. Kalaja mbijetoi, por u la pas dore për shumë vite.

“Në vitin 1606 kaloi në duart e një fisniku nga Roma, i cili u quajt markezi i Fighine-s dhe pasardhësit e të cilit jetuan në kështjellë për afro katër shekuj, derisa iu shit Ulfane-ve”, thotë Morelli.

Në kohën e bumit ekonomik të Italisë pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia e Fighine me sa duket ishte zvogëluar në rreth 40 banorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy