Kryeministri Rama pritet me nderime të mëdha nga presidenti turk Erdogan

Kryeministri Rama pritet me nderime të mëdha nga presidenti turk Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan, i shoqëruar nga pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar.

 Kryeministri shqiptar u prit me ceremoni zyrtare, me limuzinë dhe i shoqëruar nga disa kalorës.

Rama do të zhvillojë sot dhe nesër vizitën zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan. Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ankara – Ceremonia Zyrtare e Pritjes së Delegacionit shqiptarë në Kompleksin Rezidencial

Rama e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy