Një ndër masat emergjente të marra kundër koronavirusit është edhe pezullimi i transportit ajror e detar drejt veriut të Italisë, deri më 3 prill. Ministrja Belinda Balluku, i siguroi pasagjerët që kanë prerë bileta, se do të mund t’i përdorin ato pasi të stabilizohet situata.



