
Dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve në Greqi.
Mediat e huaja bëjnë m dije se retë e mëdha të tymit kanë përfshirë Athinën, duke detyruar banorët të lënë shtëpitë e tyre.
Një prej viktimave ishte një zjarrfikës 38-vjeçar i cili u vra nga një shtyllë elektrike që ra në periferi të kryeqytetit.
Ndërsa viktima tjetër ishte presidenti i Dhomës së Tregtisë të Athinës, Konstantinos Michalos. Ai u gjet i pajetë në një fabrikë që ishte përfshirë nga flakët.
Kryeministri i Greqisë tha se vala e të nxehtit e ka kthyer vendin në një fuçi pluhuri.
Zjarrfikësit po luftojnë me 154 zjarre në të gjithë vendin.
Zjarret kanë përfshirë gjithashtu dhe ishullin Evia, dhe zonat afër Olimpias, vendlindjen e Lojërave Olimpike.
"Ne po përballemi me një natë tjetër, më të vështirë," tha ministri Nikos Hardalias.
Mijëra njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre jashtë Athinës, ndërsa zjarri ka përfshirë dhe disa shtëpi, makina dhe biznese.



