Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha të mërkurën se vaksina anti-Covid Pfizer-BioNTech nuk mund të qëndrojë më shumë se një muaj në frigorifer.
Shishet e vaksinave të pahapura dhe të hapura mund të qëndrojnë në frigorifer në 2 deri në 8 gradë celsius për rreth një muaj, ndryshe nga ç’është thënë më parë se mund të rezistojnë vetëm 5 ditë.
"Ky ndryshim do ta bëjë këtë vaksinë më të disponueshëm për publikun amerikan duke lehtësuar aftësinë e ofruesve të vaksinave, të tilla si zyrat e mjekëve të komunitetit, për të marrë, ruajtur dhe administruar vaksinën," tha Peter Marks, drejtori i Qendrës së FDA për Vlerësimin e Biologjikëve dhe Kërkime.
Ndryshimi është veçanërisht i rëndësishëm për vendet e largëta që kanë infrastrukturë të dobët të transportit dhe të magazinimit.
Në shkurt, agjencia shëndetësore amerikane miratoi ruajtjen dhe transportimin e vaksinës në temperaturat standarde të ngrirjes për deri në dy javë në vend të kushteve ultra të ftohta.
Më parë gjatë ditës, autoritetet e shëndetësisë në Kanada thanë se kishte miratuar ruajtjen e vaksinës në temperatura standarde në frigorifer për deri në një muaj, për të lejuar më shumë fleksibilitet në planet e shpërndarjes.
Vaksinës iu dha autorizimi i përdorimit emergjent në dhjetor me një udhëzim që kërkonte që ajo të ruhej në temperatura midis -80ºC dhe -60ºC (-112ºF deri -76ºF), që do të thotë se duhej transportuar në kontejnerë të projektuar posaçërisht.



