PD do anulojë koncesionet? Ekspertët: Deklaratë politike (VIDEO)

PD do anulojë koncesionet? Ekspertët: Deklaratë politike (VIDEO)

Ekspertët e cilësojnë një deklaratë politike paralajmërimin e kryedemokratit Lulzim Basha për anulimin e koncesioneve. Në një intervistë për Tema TV, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, pohoi se strategjia e Partisë Demokratike ka si synim frenimin e qeverisë.

Prej muajsh, deklaratat politike kanë shenjestruar kontratat koncesionare për vepra të ndryshme publike, kryesisht ato infrastrukturore. Pas skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga kompania DH Albania, ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku, fokusoi vendimin tek investime energjitike, duke pezulluar më shumë se gjysmën e kontratave të HEC-eve. Nga ana tjetër, opozita paralajmëron shfuqizimin e koncesioneve dhe konfiskimin e pasurisë menjëherë pas ardhjes në pushtet. Por për ekspertin Selami Xhepa, deklarata e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me këtë është politike, dhe ka si qëllim të frenojë qeverinë në këtë aspekt.

Ajo deklaratë e PD-së është një qëndrim politik ngaqë kontratat që mund të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe e për të cilat ka dyshime të cilat mund të jenë bërë jo mbi baza normale juridike, pra që nuk kanë një bazueshmëri juridike ato do të rishikohen, ato vetë siç thashë edhe njëherë nuk duhet të ekzistonin. Unë e kosideroj këtë më shumë si një paralajmërim që vjen nga një parti politike për të influencuar sjelljen e qeverisë që të sillet në mënyrë më të përgjegjshme”, deklaroi Xhepa.

Basha paralajmëroi edhe bankat të tregohen të kujdesshme pasi as ato nuk do të kursehen nga hetimi për kontratat. Deklaratë për cilën, sipas Xhepës nuk ka asnjë arsye shqetësimi, në kushtet kur bankat nuk financojnë në vlera të mëdha.

Bankat sigurisht kanë rregullat e tyre të mbikëqyrjes, kanë rregullat e tyre të menaxhimit të rrezikut, qoftë të rrezikut të kredisë, qoftë të rrezikut të kushteve të këmbimit nësë bëhet fjalë që mund të merret në monedhat e huaja. Në qoftë se industritë apo investitorët mund të marrin përsipër rreziqe që janë të shtuara edhe përtej mundësive të tyre financiare, bankat duhet të jenë më të kujdesshme në mënyrën e negocimit, në mënyrën e menaxhimit të rrezikut, e shtrirjes së kredive te këta lloj investitorësh. Bankat janë të ndërgjegjshme për këto lloj rreziqesh”, deklaroi eksperti i ekonomisë.        

Ndërkohë, referuar akuzave se borxhi publik është në rritje dhe se PPP-të kanë një ndikim tepër të madh, edhe eksperti Xhepa i qëndron këtij mendimi, duke pohuar madje se përzgjedhja e fituesve është tërësisht politike.

Statistikat që raporton qeveria janë më të ulta nda sa ato reale, pra borxhi publik vazhdon të jet më i lart nga sa raportohet. Edhe koncesionet të cilat përbëjnë një rezik të shtuar pasi ato janë detyrime të kontraktuara buxhetore, të cilat buxheti i shtetit gjatë gjithë periudhës të vlefshmërisë të këtyre kontratave qëmund të jenë 15 deri në 20 vite buxheti i shtetit do të jet i detyruar që të kryej pagesa për të shlyer detyrimet. Mënyra se si përzgjidhen projektet ka qenë krejtësisht voluntariste, ka qenë një mënyrë Ad Hock i shtyrë nga motive krejtësisht politike i pa studiuar. Kemi nevojë për investitorë serioz, ivestitor që kërkojnë rregullat, investitor jo vetëm që sillen në mënyrë të ligjshme por edhe në mënyrë të përgjegjshme ndaj shoqërisë së tyre”, deklaroi Xhepa

Sipas të dhënave të ministrisë së Financave, koncesionet nuk materializohen në detyrime shtesë, dhe se niveli i borxhit ka rënë në 67.2%, ndërsa KLSH-ja raporton për 72% dhe opozita duke i bashkëngjitur edhe konceionet arrin në 80%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy