Durrës/ Goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 4 shtetase kineze, procedohen 10 persona

Durrës/ Goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 4 shtetase kineze, procedohen 10 persona

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 shtetase kineze, mes tyre organizatorja e dyshuar e një rrjeti prostitucioni që vepronte në një vilë të marrë me qira në lagjen nr. 13, Plazh. 

Në kërkim është shpallur një shtetase angleze, e dyshuar si bashkëpunëtore në organizim dhe përshtatje të vilës për ushtrim prostitucioni. 

Në prangat e policisë kanë rënë F. W., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e cila dyshohet se ishte drejtuese e dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. 

Janë proceduar penalisht edhe 10 persona të tjerë, mes tyre 2 shtetase kineze dhe 8 shqiptarë. 

Policia sekuestroi pasaporta, para, karta banke dhe telefoni. Hetimet vijojnë, pasi dyshohet se aktiviteti drejtohej nga jashtë vendit përmes telefonatave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy