Kremlini pranon vrasjen e shumë ushtarëve. MB: Trupat ruse "tërhiqen" nga veriu i Ukrainës

Kremlini pranon vrasjen e shumë ushtarëve. MB: Trupat ruse "tërhiqen" nga veriu i Ukrainës

Kremlini ka pranuar se në luftën me Ukrainën ka humbur një numër të madh trupash.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në një intervistë të dhënë për mediat ka pohuar se ka një rritje përsa i përket trupave ushtarakë të humbur në sulmet e tyre në Ukrainë.

Peskov u pyet nëse lufta ishte një poshtërim për Rusinë duke pasur parasysh numrin e trupave të humbura, ku u shpreh se Rusia ka humbje të konsiderueshme të trupave, duke e cilësuar si një tragjedi të madhe për ta.

Ndërkohë që nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj të fundit të inteligjencës ushtarake bëri me dije se trupat ruse janë "tërhequr plotësisht" nga veriu i Ukrainës në Bjellorusi dhe Rusi.

Një numër i trupave ruse do të transferohen në Ukrainën lindore për të luftuar në rajonin e Donbasit, tha ai në Twitter.

"Shumë prej forcave do të kërkojnë rimbushje të konsiderueshme përpara se të jenë gati për t'u vendosur më tej në lindje, me çdo rishpërndarje masive nga veriu që ka të ngjarë të marrë të paktën një javë," tha ministria.

Granatimet ruse të qyteteve në lindje dhe jug të Ukrainës vazhdojnë, tha Ministria e Mbrojtjes, dhe forcat ruse janë zhvendosur më në jug nga qyteti i Izium, i cili mbetet nën kontrollin rus.

Zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s vlerësuan muajin e kaluar se viktimat ruse variojnë nga 3,000 deri në 10,000. Zyrtarët ukrainas kanë pohuar se numri është edhe më i lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy