
Gazetari i sportit, Ervin Baku, në edicionin e lajmeve në MCN TV, komentoi rënien e Skënderbeut në Kategorinë e Parë. Rrënjët për këtë rënie te korçarëve nga kategoria, sipas Bakut janë te dënimi 10-vjeçar i dhënë nga UEFA, të cilin ai e quan si dënim pa fakte.
Baku shprehet i bindur se Skënderbeu do të rikthehet shpejt mes më të mirëve në futbollin shqiptar, aty ku e ka vendin.
Rënia e Skënderbeut është një lajm i keq. Nuk është një fund i ciklit, por është një rënie në Kategorinë e Parë. Rrënjët për rënien e Skënderbeut duhet t’i shikojmë te dënimi 10-vjeçar. Trajnerët kanë bërë shumë mirë, si Memelli ashtu edhe Gega. Është një lajm i keq rënia e Skënderbeut. Na ka bërë krenarë. Pas viteve 90, është referenca e kampionatit shqiptar, pasi ka shkuar dy herë në Europa League. Unë mendoj që do rikthehen shumë shpejt në Superiore, aty ku e kanë vendin. Kategoria e Parë, do jetë po aq e fortë, sa Superiorja.
Është një lajm i keq, për Skënderbeun, që u rrëzua pas një dënimi 10-vjeçar pa fakte, ku aktorët që ishin pjesë e asaj skuadre që u dënua, tashmë janë në pozita drejtuese në futbollin shqiptar.



