Ambasadorja Kim/ Çipi: Trump se njihte fare, dikush ia ka rekomanduar. Në politikën e jashtme ia kanë kaluar ujin nën rrogoz

Ambasadorja Kim/ Çipi: Trump se njihte fare, dikush ia ka rekomanduar. Në politikën e jashtme ia kanë kaluar ujin nën rrogoz

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi edhe njëherë në emisionin “Arnautistan” se projekti për shkëmbimin e territoreve në Veri të Kosovës ishte i Fondacionit Soros në Beograd.

Çipi thotë se Trump ka qenë indiferent në politikën e jashtme dhe ia kanë kaluar ujin nën rrogoz.

Ai shton se dikush ia ka rekomanduar Trump-it emrin e Yuri Kim për ambasadore në Shqipëri dhe ai thjesht e ka pranuar, pasi nuk e ka njohur fare.

Në vende të vogla dhe të varfra Sorosit i ecën më mirë, sepse ka kosto të ulët, se sa mund t’i ecë në Gjermani. Gjëja më konkrete është Veriu i Kosovës që Fondacioni Soros në Beograd ka propozuar që Veriu i Kosovës t’i kalojë Serbisë. Po ta kishte bërë Trump-i nuk vazhdonte sot që s’është Trump në pushtet. Trump ka qenë indiferent në politikën e jashtme dhe ia kanë kaluar ujin nën rrogoz. Trump ka emëruar këtë që ne kemi ambasadore në Shqipëri, ju mendoni se e njihte?! S’e njihte fare. Dikush që e dinte pse duhet të vinte kjo ambasadore në Shqipëri ia ka rekomanduar Trump-it dhe ai e ka pranuar. Ashtu si edhe Grenell. Mund të ketë punuar fare mirë për shkëmbimin e territoreve. Ricardo Hausmann paguhet nga Sorosi, e kanë nxjerrë mediat shqiptare vite më përpara. Ai shkruan ‘Shqipëria, mrekullia ekonomike e botës’, është këshilltari i qeverisë shqiptare. Unë jam kundër shkëmbimit të territoreve, jam për shkëmbim popullate. Sorosi ka bërë reformën në drejtësi këtu, ka bërë reformën në drejtësi në Ukrainë. Sorosi e ka financuar dhe nuk ka kërkuar gjë në këmbim?! Çuditërisht këto vendimet lokale dalin gjithmonë ashtu si do Sorosi. Ma gjej pse i ka financuar këta kur s’e urren Shqipërinë?!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy