Dy persona mbeten të plagosur, mes të cilëve një grua, pas përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Laç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 të së shtunës në dalje të Urës së Milotit. Të plagosur mbeten drejtuesi dhe pasagjerja e automjetit tip “Volsvagen”, të cilët u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e “bluzave të bardha”, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 60 minuta dhe superstrada Lezhë-Laç, ndërsa u desh ndërhyja e Policisë Rrugore për normalizimin e lëvizjes së automjeteve.



