
Qindra protestues prej tre orësh janë mbledhur te selia e Partisë Demokratike dhe presin daljen e kryetarit Sali Berisha për të dalë nga selia, për të nisur protestën që pritet të kulmojë në mesditë te Kryeministria.
Pak para nisjes së protestës Berisha mbajti edhe mbledhjen e fundit organizative për të dhënë direktivat e fundit të protestues, ku një pjesë e protestuesve janë mbledhur te selia blu, një pjesë përballë Kryeministrisë dhe pjesa tjetër te sheshi “Skëndetbej”
Një nga protestuesit deklaroi se ka ardhur nga Dibra për largimin e Kryeministrit.
Kam ardhur nga Dibra për të lëshuar për toke këtë legenin, protestojmë për të drejtat tona, të popullit se e ka shkatërruar popullin ky maskarai.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se pjesëmarrja duket e qartë dhe se pjesa tjetër do të shihet gjatë protestës.
Mesazhet do jenë të forta gjatë protestës. Qëllimi i protestës është që të iniciojë largimin e Ramës dhe ndërtimin e një sistemi të ri jo korruptiv, por demokratik.
Një tjetër protestues deklaroi se është nipi i Havzi Nelës dhe se do të protestojë deri në dorëheqjen e Ramës.
Të na komandojnë nipi i Spiro Kolekës kjo nuk ka logjikë, të mos jetë Edi Rama më pushtet.
Protestoj për dhënien dorëheqjen e Ramës. Mund të qëndrojmë edhe gjithë natën dhe ditën.



