Kryeministri Edi Rama do të takojë në fillim të dhjetorit Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama gjatë një konferencë të përbashkët shtypi që pasoi takimin me komisionerin Johanes Hahn.
Rama tha se në qendër të takimit me Juncker do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE.
“Jemi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në një farë mënyrë po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë europian duke e sjellë edhe mesazhet inkurajuese nga Presidenit Juncker, të cilin me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme”, tha ai.



