16-vjeçarja iraniane Nika u ngacmua seksualisht dhe u vra nga policia

16-vjeçarja iraniane Nika u ngacmua seksualisht dhe u vra nga policia

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja iraniane Nika Shakarami, e cila u zhduk gjatë një proteste në shtator të vitit 2022 dhe u gjet e vdekur nëntë ditë më vonë, u ngacmua seksualisht dhe u vra nga tre burra që punonin për forcat e sigurisë së policisë.

Është kjo ajo që del nga një dokument “shumë konfidencial” i zbuluar nga të njëjtat forca sigurie për BBC.

Ai përfshin emrat e vrasësve të saj dhe komandantëve të lartë që u përpoqën të fshehin të vërtetën, nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) forca e sigurisë së vendit.

Qeveria kishte pretenduar se adoleshentja kishte vrarë veten, por për familjen vdekjen e kishin shkaktuar agjentët.

Nika u dërgua në furgonin e sigurisë, një nga burrat e ngacmoi seksualisht teksa ishte ulur mbi të.

Vajza ka reaguar, e kanë rrahur me shkopinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy