
Meta do të paguajë 725 milionë dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me skandalin Cambridge Analytica, kompania britanike e konsulencës e cila aksesoi informacionin privat të miliona përdoruesve.
Sipas mediave amerikane, kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha në një çështje privatësie.
Cambridge Analytica më 2 maj 2018 shpalli falimentimin për shkak të skandalit në të cilin ishte përfshirë në manipulimin e opinionit të votuesve me propagandë të fshehtë elektorale në favor të Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA dhe pro Brexitit britanik.
Sipas mediave amerikane, kompania ka përdorur të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizimin e tyre, nga studiuesi i jashtëm Aleksandr Kugan, i cili pretendonte se i kishte mbledhur ato për qëllime akademike.
Si përgjigje, Facebook ndaloi Cambridge Analytica nga reklamat në platformën e saj. The Guardian kishte raportuar se Facebook kishte dy vjet që dinte për këtë shkelje të sigurisë, por nuk kishte bërë asgjë për të mbrojtur përdoruesit e saj.



