Eksperti i ekonomisë Pano Soko, për diskutimin e projektligjit për lojërat e fatit thotë se çdo ditë që kalon shteti shqiptar humbet mesatarisht rreth 200-300 mijë euro.
Nga studio e MCN Live, Soko deklaroi se nga diskutimi afro gjashtë mujor i këtij projektligji, Shqipëria ka humbur rreth 10 milionë euro.
Sipas tij, paguhen para në mënyrë që të mos legalizohen bastet sportive dhe se përfitues janë grupet kriminale.
Unë e shoh këtë zvarritje prej 6 muajsh që po i bëhet ligjit, në interes të vetëm një pale, që të vazhdojnë këtë aktivitet që kanë që nga 2018.
Janë grupe të caktuara që furnizojnë krimin e organizuar. Nuk është se po lëmë shitjen e domateve të paformalizuara.
Lënia e lojërave të fatit të paformalizuara, furnizon me goxha kapital grupe kriminale të cilat i kanë lojërat e fatit sot që flasin si ekonomi ku ata mbështeten për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Nuk do e merrja me kaq lehtësi atë që tha Shalsi se po e vonojmë. Ka gjashtë vite që grupet kriminale po ushqehen nga lojërat e fatit.
Lufta jonë është hiqja lekët këtyre. Nuk janë qytetarë informalë, janë grupet kriminale që po përfitojnë nga informaliteti.
Janë këta që po i bëjnë karshillëk shtetit sot. Ne po diskutojmë për ndarje ne buxhetit, ndërkohë që 6 këtyre 6 muajve, buxheti i shtetit ka marrë zero.
Lekët kanë vajtur te grupet kriminale. Ne mund të vazhdojmë ta pleqërojmë akoma, por duhet ta dimë që 200-300 mijë euro çdo ditë shkojnë te grupet kriminale.
Flas për shifrat zyrtare të ministrisë së Financave. Do e shihja zotin Shalsin në sy, duke i thënë se nëse buxhetit i mungojnë kaq para, grupet kriminale kanë bërë 1 deri në 2 milionë euro.
Unë këtë do e shikoja shumë shqetësuese. Bastet sportive oline janë një zhvillim i ri teknologjik i cili po vjen me kohën.
Po hajde të fillojmë një herë, të ngremë kolonat e para për të ndërtuar një shtëpi të rregullt. Unë jam i sigurt se edhe pasi të ndërtohet ligji, do ketë rregullime ligjore në pjesët që çalon.
Kjo gjëja shkon në interes të atyre njerëzve që partia e zotit Shalsi është shumë më familjare, atyre që financojnë zgjedhjet e partisë së zotit Shalsi, grupet kriminale.
Pastaj a do ndahet buxheti, janë gjëra që i rregullonim me kohën, në momentin që futet ligji në fuqinë. Se nuk e ndalon njeri parlamentin që të bëjë ndryshimet përkatëse.
Unë e shoh tentativën për ta mbajtur sa më shumë në informalitet. Buxheti i shtetit humbet çdo ditë 200-300 mijë euro, ndërsa grupet kriminale mbledhin nga 2-3 milionë euro.
Nuk jam aq naiv sa të besoj se janë çështjet teknike ato që na kanë mbajtur ne. Interesi publik do të ishte që të rregullohej ligji i vjetër, mos të mbylleshin bastet, se po i mbyllëm siç ndodhi i morën grupet kriminale.
Sa më shumë zgjaten, aq më shumë përfitojnë grupet kriminale. Unë e di shumë mirë që aty ka interesa që lidhen, paguhen para që bastet të mos legalizohen.
Ka grupe interesi që janë të interesuara të mos legalizohen bastet sportive. Bota e krimit në vetvete është grup interesi.
Kjo është industria që i ka furnizuar këta me para. A vazhdonin njerëzit të vendosnin baste në Shqipëri?
Kush i merrte paratë? Si shkonin paratë atje, si organizohej e gjitha kjo? Çfarë doli në pesë vite e gjysmë.
Nga bastet e paligjshme furnizohet struktura kriminale dhe kjo nuk është një gjë që po e mësojmë për herë të parë.
U nis për të luftuar grupet kriminale, përfundoi duke i forcuar më shumë grupet kriminale.
Nuk ka politikan që nuk i njeh lojërat e fatit dhe as zoti Shalsi nuk bën përjashtim.
Mendimi filozofik i zotit Shalsi na ka kushtuar 30 milionë dollarë, kryetari i komisionit përgjegjës për këtë projektligj.



