Pak orë pas rikonfirmimit si kryetar i PD-së, nga radhët e demokratëve ka ardhur dorëheqja e parë. Një nga anëtarët e Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti, ka dhënë dorëheqjen.
Alizoti thotë se dorëheqja e tij sipas tij është një akt demokratik, që sipas tij duhet ta bënte edhe Basha.
MESAZHI I ALIZOTIT
Ne perfundim te votimit te anetaresise se PD per kryetarin e saj jap sot doreheqjen time nga detyra e drejtorit te departamentit te ish te perndjekurve dhe nga ajo e anetarit te kryesise. Une, pas humbjes dramatike te PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit.



