Samiti i BE-së në Tiranë, Hohmann: Tregon rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për ne

Samiti i BE-së në Tiranë, Hohmann: Tregon rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për ne

Ambasadorja e BE-se Christiane Hohmann, ka folur nga qyteti i Korçës për samitin e BE-së që për herë te parë do të organizohet jashtë Unionit.

Hohmann tha se fakti që Samiti do të mbahet në Shqipëri tregon sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi i këtyre vendeve në BE. 

Është hera e parë që samiti ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor organizohet jashtë BE-së dhe që vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor për herë të parë.  Gjithashtu vjen për herë  të parë  edhe në Shqipëri.

Kjo tregon edhe theksin e madh dhe rëndësinë që ka për ne gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, pra sa i rëndësishëm është ai për BE dhe sa i rëndësishëm është për ne anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe sidomos puna që do të vijojnë të bëjnë këto vende drejt Unionit. Kjo natyrisht është shumë e rëndësishme edhe për Shqipërinë, por edhe për faktin që në Shqipëri do të vijnë në 6 dhjetor udhëheqësit liderat e gjithë BE për të diskutuar çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e BE por dhe vendeve të rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy