Bashkia e Tiranës kërkon 30 milionë euro borxh për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Bashkia e Tiranës kërkon 30 milionë euro borxh për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Pa u mbushur ende 10 ditë nga shembja e Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka nisur një shkresë zyrtare në Ministrinë e Financave, ku i kërkon Qeverisë të miratojë një garanci sovrane për kredinë që do të marrë për Teatrin.

Bashkia kërkon që ndërtimi i Teatrit të Ri të ndërtohet mbi parcelën në pronësi të saj. Sipas shkresës, kredia do të jetë 30 milion euro dhe me gjasë do të merret nga Banka Europiane e Investimeve (BEI).

Për një fakt të tillë ka reaguar edhe Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, e cila thekson se hajdutët duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri.

Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës”, thekson ajo.

Sipas saj, kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar.

Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë”, thekson ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy