Ruçi pret Danielsson: Shumë shpejt Komisioni për reformën zgjedhore

Ruçi pret Danielsson: Shumë shpejt Komisioni për reformën zgjedhore

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe nga pala shqiptare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë z. Danielsson, Kryetari i Kuvendit u shpreh se, Rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE u mirëpritën nga institucionet dhe qytetarët shqiptarë. 

Ruçi vuri në dukje se “mes forcave politike shqiptare nuk ka diferencime sa i përket rrugës së integrimit të vendit për në BE” dhe se “sa i takon integrimit, pavarësisht qasjeve të ndryshme të forcave politike, qëndrimi i tyre është i njëjtë”. 

Ruçi u përqendrua në progresin e bërë nga Kuvendi, në këtë legjislaturë të re, në drejtim të adresimit të saktë të rekomandimeve të raporteve të KE-së për Kuvendin. 

Ai përshkroi masat e marra për forcimin e funksionit ligjvënës të Kuvendit, për forcimin e rolit mbikëqyrës dhe kontrollit parlamentar, për forcimin e transparencës parlamentare, forcimin e autonomisë financiare të Kuvendit, si dhe forcimin e kapaciteteve administrative të këtij institucioni. 

Në mënyrë të posaçme, gjatë këtij takimi, Ruçi u ndal në veprimtarinë parlamentare të kësaj legjislature, duke nënvizuar hapat e hedhur në drejtim të konkretizimit të Reformës në Drejtësi, përmes miratimit të strukturave dhe organikës të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se Kuvendi shumë shpejt do të konkretizojë dhe ngritjen e Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore. 

Ndërkaq, në fjalën e tij, Ruçi bëri me dije se, aktualisht Kuvendi po shqyrton dhe do të miratojë së shpejti ligjin për pakicat kombëtare, i cili ka kaluar procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe është miratuar në dy komisione parlamentare. 

Po ashtu, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje vullnetin dhe angazhimin e tij që, shumë shpejt Kuvendi të miratojë Kodin e Etikës, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të etikës parlamentare në linjë me standardet europiane. 

Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson, falënderoi Kryetarin e Kuvendit për panoramën e gjerë dhënë në këtë takim, duke e vlerësuar agjendën parlamentare si mbresëlënëse dhe në kohën e duhur. 

Ai vuri në dukje mjedisin pozitiv në Europë për pranimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë e saj dhe se Shqipëria duhet të përfitojë nga kjo mundësi, duke përmbushur rekomandimet e BE-së për hapjen e negociatave.

Danielsson theksoi rolin e Kuvendit në përballje me sfidat e integrimit, duke vlerësuar angazhimin dhe vullnetin e shprehur nga z. Ruçi në këtë drejtim. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy