Të paktën 29 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Afganistan.
Përmes një deklarate zyrtarët, autoritetet bënë me dije se dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në pjesën lindore të vendit.
Shira të dendur kanë rënë në 24 orët e fundit në provincat Parwan, Kapisa dhe Nangarhar.
Të paktën 20 njerëz vdiqën dhe më shumë se 50 u plagosën në Parëan, sipas Mohammad Naseeb Haqqani, zëdhënës i Ministrisë së Menaxhimit të Fatkeqësive.
Pesë persona vdiqën në provincën Kapisa dhe katër në provincën Nangarhar.
Rreth 100 persona janë ende të zhdukur në Parwan.
Ekipet e shpëtimit dhe ndihma emergjente janë dërguar në zonat e prekura.



